U vetëplagos me armën e shërbimit, ndërron jetë në spital punonjësi i Gardës së Republikës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i Gardës së Henri Xhaxhiraj. 37-vjeçari u transportua në ambientet e spitalit mesditën e sotme, pasi u vetëplagos me armën e shërbimit. Ishin familjarët ata që njoftuan policinë dhe ambulancën, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, 37-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së marrë.

“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-thuhet në reagimin e policisë së Tiranës”, njoftonte policia më herët sot.

The post U vetëplagos me armën e shërbimit, ndërron jetë në spital punonjësi i Gardës së Republikës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *