Video/ Gjithë bota e vendi… grinden për një penallti dhe përfundimi është katastrofik: trajneri jep dorëheqjen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ngjarje surreale ndodhi në Argjentinë në fundin e ndeshjes mes Godoy Cruz dhe San Lorenzo: një penallti për miqtë, grindje për ta ekzekutuar dhe një “panenka” e bllokuar. Trajneri jep dorëheqjen.

Minuta e 94-të e ndeshjes mes Godoy Cruz dhe San Lorenzo. Me rezultatin 1-1, gjyqtari akordon një penallti për miqtë, por në vend të lojtarit të caktuar për të ekzekutuar penalltinë, në pikën e bardhë shfaqet një tjetër lojtar që provon një goditje “cucchiaio”, por goditja e tij bllokohet në mënyrë poshtëruese.

Ky episod, të cilin shumë e krahasuan me atë që ndodhi mes lojtarëve të Milanit gjatë sfidës kundër Fiorentinës, pati një përfundim krejtësisht të papritur: trajneri i San Lorenzos paraqiti dorëheqjen.

“Panenka” katastrofike, dorëhiqet trajnerit

Kur në minutën e 94-të gjyqtari vendosi të jepte një penallti për San Lorenzon, menjëherë ish-lojtari i Athletic Bilbaos, Iker Muniain, ekzekutuesi i caktuar i penalltisë, mori topin në dorë për të tentuar të shënonte golin e fitores. Por në atë moment erdhi sulmuesi Francisco Fydriszewski, i cili mori topin dhe vendosi të provonte një “cucchiaio” të turpshëm që u bllokua nga portieri kundërshtar.

Një tjetër rast i “mosbindjes” gjatë një penalltie, ku lojtarët shkelin urdhrat e trajnerit dhe veprojnë sipas kokës së tyre duke shkaktuar një katastrofë, ashtu siç ndodhi gjatë ndeshjes Fiorentina-Milan, ku fillimisht Theo dhe më pas Abraham morën përsipër të ekzekutonin penalltitë, duke shpërfillur urdhrat e trajnerit Fonseca, i cili kishte caktuar Pulisic si ekzekutues të penalltive.

Në ndryshim nga trajneri portugez i Milanit, trajneri i San Lorenzos, Leandro Romagnoli, nuk e pranoi atë që ndodhi dhe të nesërmen dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm. Që në pasndeshje ai foli me zhgënjim për episodin: “Nuk mund të hyj në kokat e lojtarëve dhe, nëse do të dija çfarë po përgatiteshin të bënin, padyshim që do t’i ndaloja. Duhet të kuptojmë situatën dhe mbi të gjitha klubin që përfaqësojmë.”

The post Video/ Gjithë bota e vendi… grinden për një penallti dhe përfundimi është katastrofik: trajneri jep dorëheqjen appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *