Ankorohet në Shëngjin anija me emigrantët e parë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Anija “Libra” e marinës italiane është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit, ndërsa Policia e Shtetit njofton se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

Po ashtu në njoftimin e policisë thuhet se pas procedurave në qendrën e pritjes në Shëngjin, 16 emigrantët të cilët janë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, do të akomodohen në kampin e ndërtuar në Gjadër.

Policia e Shtetit:

Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

The post Ankorohet në Shëngjin anija me emigrantët e parë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *