Përfaqësues të ambasadës britanike vizitë në selinë e PD-së, takim me dy zyrtarë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretarja e parë e ambasadës britanike në Tiranë, shoqëruar me një përfaqësi po nga ambasada, ka vizituar sot selinë e Partisë Demokratike ku ka takuar dy zyrtarë të saj.

Konkretisht mësohet se diplomatja britanike është takuar me Ilda Zhulalin, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD dhe Ilir Alimehmetin, të cilët janë edhe keshilltarët e PD-së në Bashkinë e Tiranës.

Sekretarja e parë e ambasadës britanike është niveli më i lartë i përfaqësimit pas ambasadorit. Prej kohësh në Partinë Demokratike vizitat nga faktori ndërkombetar kanë qenë të pakta, kjo për shkak të shpalljes së Sali Berishës ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe.

The post Përfaqësues të ambasadës britanike vizitë në selinë e PD-së, takim me dy zyrtarë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *