Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Qëndrimi i Kylian Mbappé në Stokholm, nga 9 deri më 11 tetor, tani ka marrë një drejtim që i tej kalon polemikat sportive. Një çështje e re juridike është bërë pjesë e agjendës së sulmuesit francez, pa ndonjë provë që e lidh atë me akuzën për përdhunimin e një gruaje në kryeqytetin suedez. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar tre media lokale, përfshirë gazetat Expressen dhe Aftonbladet, si dhe kanalin televiziv TV4 Neës, të konfirmojnë se emri i Mbappé përmendej në këtë kontekst në dosjen e prokurorisë. Lapsi.al i ështe referuar nje artikulli të gazetës sportive L’Equipe për këtë ngjarje.
“Më 10 tetor, në Stokholm, një grua, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, pretendon se ka qenë viktimë e një përdhunimi në Bank Hotel, një hotel luksoz në qendër të qytetit. Aty ndodhej gjithashtu Kylian Mbappé, i shoqëruar nga truproja, asistentja e tij personale, ish shoku i tij i ekipit Nordi Mukiele dhe një mik tjetër i këtij të fundit. Futbollisti i Real Madridit kishte shkuar në Suedi për disa ditë pushimi, duke organizuar këtë udhëtim për të festuar” shkruan vL’Equipe i lexuar na Lapsi.
Mediat lokale sugjerojnë se Mukiele, ish-bashkëlojtari i tij në PSG, kishte lidhje në jetën e natës në Stokholm dhe e kishte inkurajuar këtë vizitë. Më 10 tetor, Mbappé dhe shokët e tij darkuan në një restorant të njohur dhe më pas shkuan në një klub nate “V”, të frekuentuar lojtarët e Bundesligës. Më 11 tetor, ai u largua nga hoteli në 14 30 dhe u nis për në aeroportin e Brommës, për t’iu drejtuar Korsikës për fundjavë.
Akuzat për të filluan të shfaqeshin, të dielën, ndërsa Mbappé po kthehej në stërvitje në Madrid. Disa media suedeze lidhën emrin e tij me hetimin për përdhunim, pa marrë paraprakisht konfirmimin e prokurores Marina Chirikova.
Dje, Expressen dhe Aftonbladet njoftuan se ishin të sigurta që emri i Mbappé figuron në dosjen e gruas që ka bërë ankimimin. Expressen madje raporton se mbi Mbappé mund të rëndojë përcaktimi “i dyshuar në mënyrë të arsyeshme”, diçka që i lejon hetuesve ta marrin lojtarin në pyetje në rast nevoje. Sipas mediave lokale, një hetim në terren ka filluar, por prokuroria dëshiron të ruajë diskrecionin.
©Lapsi.al (pershtatur na sportivja franceze L’Equipe
The post Skandali/ Mediat suedeze akuzojnë Mbappé për pérdhunimin e një gruaje appeared first on Lapsi.al.
