Tri javë në reanimacion, këngëtarja e njohur jashtë rrezikut për jetën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një lajmi i mirë sot për këngëtaren e madhe Marinella, e cila prej tre javësh ndodhet e shtruar në reanimacion pas goditjes së rëndë që pësoi në skenën e Herodionit pak pas nisjes së koncertit.

Tashmë Marinella i ka shpëtuar rrezikut dhe po përmirësohet dita-ditës.

Sipas mediave greke Marinella pritet të dalë nesër nga reanimacioni dhe të transferohet në një dhomë të thjeshtë.

Për një periudhë kohore, e cila ndoshta do të jetë disa ditë, mjekët do ta kenë nën vëzhgim dhe më pas do të vendoset nëse do të shkojë në një qendër rehabilitimi apo në shtëpinë e saj. S.B

 

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *