Benzinë apo parfum në parlament? PS përdor hundën e Ministrit të Brendshëm për ta mësuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndërprerja e seancës plenare që kërkoi Elisa Spiropali nuk u bë për të verifikuar çfarë ishte lënda që hodhën deputetët e opozitës në sallë më shumë sesa thjesht për të qetësuar gjendjen.

Pas ndërprerjes asgjë nuk ndodhi në sallën e parlamentit i tha një burim Lapsi.ak. Nuk u panë as ekspertë apo specialistë për të verifikuar nëse ishte benzinë ose jo. Dhe s’ka ende një përgjigje zyrtare për këtë. Mazhoranca përdori vetëm hundën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Gjatë pushimit disa herë ai u pa t’u merrte erë shisheve ku ishte lënda. Shkëmbeu disa batuta me Belinda Ballukun dhe pastaj i mori shishet i futi në qese për t’i vendosur poshtë tavolinës ku qëndron.

Natyrisht që nëse bëhet fjalë për benzinë dhe nëse do t’u vihej flaka, situata brenda sallës do të ishte e rrezikshme. Megjithatë deri më tani s’ka një komunikim zyrtar se çfarë lënde përmbanin ato shishe brenda. Vetë deputetja Elda Hoti tha se ishte aromatizues. ©Lapsi.al

The post Benzinë apo parfum në parlament? PS përdor hundën e Ministrit të Brendshëm për ta mësuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *