12 emigrantët e larguar nga Gjadri mbërrijnë në Bari, mediat italiane: Janë të frikësuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

12 emigrantët që u larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjykatës së Romës, kanë mbërritur në Bari të Italisë. Shtatë bangladeshas dhe pesë egjiptianë do të dërgohen në qendrën e pritjes për azilkërkuesit në Bari.

Emigrantët, të cilët ishin pjesë e një grupi fillimisht prej 16 personash, u transferuan përsëri në Itali pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila nuk vuri në dukje paligjshmërinë e qëndrimit të tyre në strukturën krejt të re të krijuar në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Emigrantët që u kthyen sot në Itali nga Shqipëria dhe mbërritën në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, u shfaqën, sipas ANSA-s, “të frikësuar dhe të tronditur”.

“Ata kanë frikë të flasin me njëri-tjetrin sepse trëmben se çdo gjë që thonë mund të rrezikojë rrugën e tyre ligjore dhe qëndrimin e tyre në Itali”, shkruan Ansa.

The post 12 emigrantët e larguar nga Gjadri mbërrijnë në Bari, mediat italiane: Janë të frikësuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *