Vajza e Mariza Ikonomit feston ditëlindjen, këngëtarja poston fotot e rralla familjare

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mariza Ikonomi është treguar shumë diskrete përsa i përket jetës private. Shumë vonë publiku mësoi se ajo ishte në një lidhje dashurie dhe kjo, vetëm pasi erdhi në jetë vogëlushja e çiftit.

Ajo arriti ta mbante të fshehtë shtatzëninë, por kur vjen puna për fotot e vajzës, emocionet e mëmësisë nuk e lejojnë të qëndrojë aq hermetike.

Sot vajza e saj feston ditëlindjen e parë dhe sigurisht s’kishin si të mungonin disa fjalë të ndjera dhe disa foto të pa shpërndara më parë.

“Nje vit me pare lindi nje mrekulli me emrin Melody!
Shpirti i mamit dhe i babit aq shume na ke lumturuar me lindien tende sa ne na duket sikur kemi nje jete me ty dhe jo vetem 1 vit!
Ne jetojme, oret kalojne, dashuria jone rron!”, shkruan Mariza duke etiketuar edhe partnerin. S.B

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *