Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Java e tetë e Premier League: Arsenal humbet papritur, 2-0 ndaj Bournemouth. “Topçinjtë” luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 30′ pas daljes me të kuqe të Saliba, ndërsa vendosën ndeshjen golat e Christie dhe Kluivert. Ndërkohë, Tottenham triumfoi 4-1 ndaj West Ham dhe Manchester United fitoi 2-1 ndaj Brentford. Fitore në fushat kundërshtare për Aston Villa (3-1 ndaj Fulham), Brighton (1-0 ndaj Newcastle), Everton (2-0 ndaj Ipswich) dhe Leicester (3-2 ndaj Southampton).
BOURNEMOUTH-ARSENAL 2-0
Humbje e papritur për Arsenal, që u mund 2-0 në fushën e Bournemouth. Ritmet ishin të ulëta në fillim të ndeshjes, me skuadrën e teknikut Arteta që kishte vështirësi të impononte stilin e zakonshëm të lojës. Bournemouth mbrohej mirë dhe në minutën e 30′ ndodhi momenti kyç i ndeshjes: faull i Saliba si lojtari i fundit dhe karton i kuq. Pas kësaj, ndeshja kaloi plotësisht në duart e Bournemouth, që nisi të shtonte presionin. Pavarësisht se luanin me një lojtar më pak, Arsenal arriti të mbante rezultatin 0-0 deri në fund të pjesës së parë.
Lexo më tej: Video/ Haaland tërbohet pas City-Arsenal: fyerje ndaj teknikut Arteta e top kokës Gabriel Jesus
Në pjesën e dytë, Bournemouth rriti presionin dhe në minutën e 70′ Christie shënoi golin e parë pas një pasimi të mrekullueshëm nga Kluivert. Vetëm nëntë minuta më vonë, Kluivert shënoi dhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0. Bournemouth ngjitet në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Arsenal mbetet në 17 pikë, duke i dhënë mundësinë City-t dhe Liverpool-it të shkëputen.
TOTTENHAM-WEST HAM
Me tetë minuta të zjarrta, Tottenham siguron fitoren 4-1 në derbin ndaj West Ham. Ndeshja filloi mirë për West Ham, që kaloi në avantazh me Kudus në minutën e 18-të pas një asistimi nga Bowen. Megjithatë, Tottenham barazoi në minutën e 36′ me një gjuajtje nga distanca të Kulusevski, e cila përfundoi në rrjetë pasi goditi të dy shtyllat. Në minutën e 52′, Bissouma kaloi Tottenham në avantazh pas një pasimi nga Udogie. Tre minuta më vonë, një autogol i pafat nga Todibo rriti avantazhin në 3-1 për Tottenham, ndërsa në minutën e 60′, Son shënoi golin e katërt. Për West Ham, situata u përkeqësua më tej në minutën e 86-të kur Kudus u ndëshkua me të kuq. Tottenham arrin në 13 pikë, ndërsa West Ham pëson humbjen e katërt në tetë ndeshje dhe mbetet me 8 pikë.
FULHAM-ASTON VILLA 1-3
Gjithçka ndodhi në ndeshjen Fulham-Aston Villa, ku skuadra e Emery triumfoi 3-1 në një ndeshje plot intensitet. Fulham kaloi në avantazh me Jimenez në minutën e 5′, por katër minuta më vonë Rogers barazoi për Aston Villa. Në mesin e pjesës së parë, Pereira humbi një penallti për Fulham, duke i lënë mundësinë Villians të përfitonte. Në minutën e 59′, Watkins shënoi për 2-1 dhe vetëm pesë minuta më vonë Andersen i Fulham u përjashtua me karton të kuq. Villa përfitoi nga superioriteti numerik dhe shënoi golin e tretë me një autogol të Diop. Një karton i kuq për Philogene në minutën e 93′ nuk ndryshoi rezultatin. Aston Villa arrin në 17 pikë, ndërsa Fulham regjistron humbjen e tretë të kampionatit.
MANCHESTER UNITED-BRENTFORD 2-1
Manchester United arriti të përmbysë rezultatin ndaj Brentford në pjesën e dytë, duke fituar 2-1 në Old Trafford. Brentford kaloi në avantazh me një gol të Pinnock pas një asistimi nga Damsgaard në pjesën e parë. Megjithatë, në pjesën e dytë, United reagoi shpejt dhe barazoi me Garnacho pas një pasimi nga Rashford. Goli vendimtar erdhi në minutën e 62′, ku Bruno Fernandes asistoi për Hojlund, i cili shënoi për 2-1. Brentford tentoi të barazonte në minutat e fundit, por United e mbajti avantazhin, duke u ngjitur në 11 pikë dhe duke kapërcyer Brentford, që mbetet me 10 pikë.
NEWCASTLE-BRIGHTON 0-1
Brighton vazhdon të mbetet pranë zonës së Champions League me një fitore 1-0 ndaj Newcastle. Ndeshja u vendos nga një gol i Welbeck në minutën e 35′ pas një asistimi nga Rutter. Newcastle pati një mundësi të artë për të barazuar në minutën e 96′, por Burn u mohua goli. Brighton regjistron fitoren e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e pestë me vetëm 2 pikë më pak se Aston Villa.
SOUTHAMPTON-LEICESTER 2-3
Leicester realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Southampton, duke fituar 3-2 pasi ishte në disavantazh 2-0. Southampton kaloi në avantazh me golat e Archer në minutën e 8′ dhe Aribo në minutën e 28′. Megjithatë, Leicester reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Buonanotte shënoi për 2-1 në minutën e 65′, ndërsa Fraser u përjashtua me të kuq, duke i dhënë mundësinë Leicester të barazonte nga penalltia. Në minutën e 98′, Ayew shënoi golin vendimtar për Leicester, që ngjitet në 9 pikë me fitoren e dytë radhazi, ndërsa Southampton mbetet i fundit me vetëm një barazim.
IPSWICH-EVERTON 0-2
Everton regjistron rezultatin e katërt pozitiv radhazi pas fillimit të dobët të sezonit, duke mposhtur 2-0 Ipswich-in e sapongjitur në Premier League. Ndeshja filloi me 15 minuta vonesë, por gjithçka u vendos në pjesën e parë: Ndiaye shënoi në minutën e 17′ dhe Keane shtoi një tjetër në minutën e 40′, duke siguruar një fitore të rëndësishme për Everton.
The post Video/ Premier League: Arsenal rrëzohet në shtëpinë e Bournemouth, United dhe Tottenham fitojnë appeared first on Lapsi.al.
