Plazhet, Strategjia e turizmit: Kategorizim, tematizim dhe …. koncesione të mirëstrukturuara

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Menaxhimi problematik i plazheve gjatë verës që lamë që u kritikua gjerësisht duket se ka bërë që qeveria të ketë një qasje të re për këtë pikë duke tentuar disa nisma në strategjinë e re të turizmit 2024-2030.

Në këtë kontekst dokumenti saktëson se së pari synohet që të bëhet klasifikim dhe tematizim i plazheve, së dyti menaxhimi të jetë më i gjerë duke kaluar në nivel rajonal dhe së treti sillen sërish në vëmmendje koncesionet.

Këta të fundit nuk sqarohen shumë në detaj se në cilin aspekt do të angazhohen, pra nëse do të përfshijën direkt edhe plazhet apo do të jenë në shërbime të tjera të lidhura me të si infrastruktura, menaxhimi i mbetjeve apo shërbime mbështetëse turistike.

Në një pikë të veçantë që lidhet me turizmin e diellit dhe plazhit strategjina analizon se së pari do të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i nevojave për të identifikuar sfidat dhe mundësitë aktuale në segmentin e turizmit të diellit dhe plazhit.

Së dyti angazhimi në klasifikimin dhe tematizimin e plazheve në nivel kombëtar dhe përshkallëzimi i këtyre proceseve në nivel rajonal dhe vendor përmes ORM-ve (Organizatave Rajonale të Menaxhimit) dhe OMD-ve (Organizatave të Menaxhimit të Destinacioneve).

“Këto organizata do të përdorin udhëzimet e tematizimit për planifikimin e detajuar dhe zbatimin operacional në zonat e tyre përkatëse. Tematizimi i plazheve synon kryesisht rritjen e vlerës së tregut të zonave të plazhit dhe rritjen e atraktivitetit të përgjithshëm të ofertave të destinacionit përkatës” thuhet në dokument.

Së treti strategjia nënvizon se do të bëhet përcaktimi i kushteve minimale teknike që duhet të plotësojë çdo plazh, në varësi të tipologjisë dhe tematikës.

Më tej qeveria nënvizon se do të vijohet me miratimin e një qasjeje planifikimi në nivel rajoni/klasteri dhe zbatimi i planeve strategjike të menaxhimit të plazheve, sipas rajoneve. Ky plan do të përshkruajë të gjitha nevojat për zhvillim në terma afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, duke u dhënë përparësi në përputhje me rrethanat;

“Përfshirja e rekomandimeve për përmirësimin e eksperiencës në plazh përmes investimeve të synuara, menaxhimit efektiv dhe koncesioneve të mirëstrukturuara. Fokusi duhet të jetë në përmirësimin e plazheve ekzistuese dhe në krijimin ose aktivizimin e plazheve të reja. Kjo kërkon zhvillim gjithëpërfshirës të infrastrukturës, duke përfshirë të rrugëve lidhëse, zonave të parkimit, shërbimeve, si dhe shërbimeve utilitare, për të mbështetur eksperiencën e përgjithshme turistike në plazh”’ thuhet në dokument.

Një tjetër pikë që sillet në vëmendje është ajo e vendosjes së ekuilibrit midis përdorimit të plazheve publike dhe atyre private për të siguruar një shpërndarje të drejtë dhe të barabartë në favor të të gjitha grupeve të interesit./N.maho

 

The post Plazhet, Strategjia e turizmit: Kategorizim, tematizim dhe …. koncesione të mirëstrukturuara appeared first on Revista Monitor.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *