Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Është identifikuar personi i shpallur në kërkim, pas vendosjes në pranga të ish-deputetit të PS-së, Jurgia Çyrbja.
Bëhet fjalë për Altin Hajrin, një emër i njohur i botës së krimit. Raportohet se ky i fundit ka ndërhyrë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën për deputet.
Bisedat në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2019. Mësohet se gjithashtu në biseda ka dalë edhe emri i shtetasit Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi.
Në biseda flihet që Jurgis Çyrbja të hynte në listën e sigurtë të PS-së për deputet.
Altin Hajri ndërhyri për socialistin së bashku me Ahmet Mashën.
Hajri është prej katër vitesh në kërkim për vrasjen e Jani Prengës.
The post Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja/ Identifikohet i kërkuari i tretë, emër i njohur i krimit appeared first on GIJOTINA.
