Dosja Çyrbja/ Si u favorizuara krimi nga deputeti socialist, për ti përdorur në zgjedhje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Lajm ne përditësim…

Dosja hetimore në ngarkim të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja sjell një tjetër provë sesi krimi i organizuar përdoret nga socialistët në zgjedhje.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Çyrbja, duke shfrytëzuar funksionin e tij si deputet, i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit tjetër të këtij procedimi penal – Altin Hajri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Qëllimi, sipas hetuesve, ishte favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore. Mes të tjerash, Çyrbja e ka furnizuar Altin Hajrin edhe me informacione të konsideruara “sekret”.

Nga ana tjetër, thotë akuza, Hajri, në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga deputeti, i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Akuzat

Prokuroria e Posaçme njoftoi këtë të hënë se mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

  • “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.
  • “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi Jyrgis Çyrbja më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
  • “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi Jyrgis Çyrbja, më tepër se një herë, parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit Jyrgis Çyrbja dhe Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
  • “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit Jyrgis Çyrbja dhe Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.
  • “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi Jyrgis Çyrbja, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
  • “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi Altin Hajri, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Hetimet për rastin janë kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë, saktëson SPAK

“Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Eç”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimet

Sipas SPAK:

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Informacionin që personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar,  A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

The post Dosja Çyrbja/ Si u favorizuara krimi nga deputeti socialist, për ti përdorur në zgjedhje appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *