U përplas nga makina teksa lëvizte me monopatinë, humb jetën shqiptari në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Forli të Italisë.

Mediat italiane bëjnë më dije se i riu shqiptar po lëvizte me monopatinë kur u godit nga një makinë e drejtuar nga një 60-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, të premten.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital,  ku ndërroi jetë pas më shumë se 24 orësh. Aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të errësirës dhe motit të keq.

Trupi i pajetë është ende në dispozicion të organeve të drejtësisë për autopsi. I riu shqiptar ishte baba i një djali 6-vjeçar.

The post U përplas nga makina teksa lëvizte me monopatinë, humb jetën shqiptari në Itali appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *