Ndalimi i Metës, masë arresti edhe për babanë e deputetes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Konfirmohen masat e sigurisë së Gjykatës së Posaçme edhe për 2 personat e tjerë të dosjes së SPAK-ut, pas arrestimit të Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë.

Bëhet fjalë për Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, që ka masën “arrest shtëpiak” dhe për Ema Çokun, “detyrim paraqitjeje”.

Pirro Xhixho është njëkohësisht edhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Gjithashtu edhe për Monika Kryemadhin është njoftuar masa e detyrimit për paraqitjeje në këtë dosje, kurse hetimet mbeten aktive dhe në proces, bashkë me operacionin e BKH.

The post Ndalimi i Metës, masë arresti edhe për babanë e deputetes appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *