VIDEO e arrestimit/ Pamjet kur Ilir Meta nxirret me dhunë nga makina në mes të rrugës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir, Meta është arrestuar këtë të hënë në afërsi të ish-rrethrrotullimit Shqiponja, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

“Gijotina” sjell pamjet nga aksioni i ndalimit të ish-Presidentit dhe kryeministrit Meta, i cili nxirret forcërisht nga makina me të cilën lëvizte.

Në video shquhen rreth një duzinë efektivesh, me uniformë dhe civilë, shumica të maskuar, që përdorin forcën për të nxjerrë nga automjeti kreun e partisë së Lirisë.

Mënyra se si ka vepruar policia për të ndaluar Metën është parë shpesh në aksionet që zhvillon për të arrestuar persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Meta akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.

Burime zyrtare të SPAK thanë se të dhënat mbi këtë arrestim do të bëhen të ditura në vijim.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata ka miratuar edhe një masë sigurie “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, bashkëshorten e kreut të PL-së, me të cilin disa muaj më parë ai njoftoi nisjen e procedurave të divorcit.

vide ne perditesin…

Lexo edhe:

Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Arrestimi i Ilir Metës, zbardhen akuzat. Masë sigurie edhe për Kryemadhin

The post VIDEO e arrestimit/ Pamjet kur Ilir Meta nxirret me dhunë nga makina në mes të rrugës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *