Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pronarja e lokalit shprehet se dëgjuan një zhurmë të madhe, teksa ishin në shtëpi dhe panë nga kamerat e sigurisë më pas se çfarë kishte ndodhur.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pluk të Lushnjes ku dy automjete kanë përfunduar në ambientet e brendshme të një lokali. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur, ndërsa lokali dhe dy makina janë shkatërruar totalisht.
Mesnatën e kaluar duke gdhirë e marta dy mjete kanë përfunduar në një lokal në Pluk Lushnje. Një person i plagosur dhe një biznes tërësisht i shkatërruar është bilanci. Drejtuesi i automjeti tip “Volksvagen” me targa AA 568XI ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Benz”, i cili ishte parkuar para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda lokalit. Shoferi është dërguar me njëherë me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Aksidenti mund të rezultonte me pasoja më fatale nëse do të kishte ndodhur gjatë ditë, por fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel në momentin që makinat kanë përfunduar brenda tij. Ende nuk dihen shkaqet që sollën aksidentin. Pronarja e lokalit shprehet se dëgjuan një zhurmë të madhe, teksa ishin në shtëpi dhe panë nga kamerat e sigurisë më pas se çfarë kishte ndodhur.
“Dëgjuam një zhurmë të tmerrshme ndërsa ishim në shtëpi dhe pamë nga kamerat çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka”, deklaroi ajo.
The post Aksidenti i frikshëm në Lushnjë/ Dy makina përplasen dhe përfundojnë brenda lokalit appeared first on Lapsi.al.
