Akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 15 vjeç, arrestohet mësuesi në Cërrik

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një mësues është arrestuar nga policia në Cërrik, pasi është denoncuar nga një prej nxënëseve të tij.

Sipas uniformave blu, vajza 15-vjeçare i ka komunikuar psikologes së shkollës se për një periudhë një mujore, 48-vjeçari me profesion mësues e ka ngacmuar seksualisht.

E mitura ka rrëfyer se ngacmimet kanë ndodhur gjatë kohës që udhëtonin së bashku me autobusin e shkollës.

“Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur një 15-vjeçare, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç. Në vijim të veprimeve, u ndalua me iniciativë shtetasi K. J., 48 vjeç”, njofton policia.

Policia sakaq po vijon kryerjen e veprimeve hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

The post Akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 15 vjeç, arrestohet mësuesi në Cërrik appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *