Artemis Peca tenton të vizitojë kryetarin Meta në paraburgim, nuk e lejojnë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, ka tentuar të takojë ish-presidentin Ilir Meta paraditen e  sotme në paraburgim.

Ai është filmuar duke pritur përpara dyerve të burgut, teksa në duar mbante një qese.

Pas komunikimit të bërë ai nuk është lejuar të hyjë në paraburgim.

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca ka qenë një nga dëshmitarët e momentit të arrestimit të ish-Presidentit, pasi po drejtonte automjetin ku gjendej Ilir Meta.

Pak orë pas arrestimit të Metës, Artemis Peca thotë se efektivët e policisë i kanë ndaluar në mes të rrugës të armatosur teksa shtoi se sipas tij, i kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore nga makina.

 

The post Artemis Peca tenton të vizitojë kryetarin Meta në paraburgim, nuk e lejojnë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *