Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 26 -vjeçar është vendosur në pranga në Korçë pasi kishte marrë me qira 2 automjete në Elbasan dhe nuk i kishte kthyer.
Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘Mashtrimi’.
Arrestimi i të riut u krye nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me policinë e Korçës.
Ndërkohë blutë kanë sekuestruar 2 automjetet e vjedhura.
Operacioni u kodua ‘Rental’.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rental”. Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Korçë, u bë e mundur kapja në Korçë dhe ndalimi i shtetasit:
H. K., 26 vjeç, banues në fshatin Bilisht.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi:
-Më datë 27.09.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit A. K., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin A. K.;
-Më datë 01.10.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit E. M., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin E. M..
2 automjetet që kishte marrë 26-vjeçari në këto 2 subjekte janë gjetur dhe janë sekuestruar nga Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
The post Elbasan/Merrte makina me qira nëpërmjet mashtrimit, në pranga 26 – vjeçari appeared first on Lapsi.al.
