Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 55-vjeçare në Korçë ka rënë nga kati i dytë i banesës, ku si pasojë ka marrë dëmtime të shumta fizike.

Policia njofton se 55-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja është aksidentale, megjithatë rrethanat po vlerësohen nga hetuesit.

“Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasja V. D., 55 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës dykatëshe. 55-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

The post Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *