KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokurorja e Tiranës, Suela Salavaçi u fotografua në lot teksa përqafonte një të njohur, pasi kishte kaluar edhe shkallën e dytë të vetingut. Komisionerja Publike, Irena Nino, kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë që mbante në detyrë Salavaçin, por Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi të mbante në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Ankimimi ishte bërë për bazuar mbi rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për probleme në kriterin e pasurisë, si dhe të gjetjeve për profesionalizmin të konsideruara në vlerësimin tërësor. Salavaçi i cilësoi shkaqet e ankimit si të pabazuara dhe paraqiti konkluzione të zgjeruara për çdo çështje të trajtuar nga Komisionerja Publike.

Prokurorja Suela Salavaçi u konfirmua nga Komisioni më 28 shtator 2023 me shumicë votash, pasi u përball me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit.

The post KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *