Milani merr fitoren e parë në Champions, mund Bruges me 10 lojtarë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas dy humbjeve, Milani merr fitoren e parë në Champions League.

Skuadra e Fonsekës mundi në San Siro 3-1 ndaj Bruges. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me Pulisiç në minutën e 34-t. Gjashtë minuta më vonë, ndëshkimi i Onyedikës me të kuq dukej se i hapi rrugën Milanit, por pas kthimit nga pushimi erdhi goli i bujshëm i barazimit për belgët, i shënuar nga Sabbe në minutën e 51-të.

Reijnders është heroi që me një dygolësh (61′ dhe 71′) i dhuroi tre pikët skuadrës së Fonsekës. Dhe në fund pati pak lavdi për Kamardën, i cili në moshën 16-vjeçare bëhet italiani më i ri ndonjëherë në Champions League: në minutën e 87-të shënoi me kokë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

gijotina.com/

The post Milani merr fitoren e parë në Champions, mund Bruges me 10 lojtarë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *