Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pyetet në SPAK për 21 Janarin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit.

Burgaj, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatës në atë kohë, është pyetur për detajet e veprimeve dhe vendimeve të marra nga forcat e rendit gjatë protestës, ku katër persona humbën jetën si pasojë e përleshjeve me policinë.

Duke folur për mediat pas dëshmisë, ai theksoi se është pyetur si person në dijeni mbi ngjarjet. Burgaj shtoi se gjatë protestës policia ka duruar dhunë ekstreme dhe nuk ka përdorur as armë e as forcë ndaj protestuesve.

“U pyeta si person që ka dijeni në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit, kur kam drejtuar Policinë e Shtetit. Deklarova ato që di për 21 Janarin. Policia e Shtetit ka bërë një plan të detajuar masash për 21 Janarin dhe ka zbatuar masat e sigurisë. U pyeta për bashkëpunimin me institucionet e tjera. Policia ka duruar dhunë ekstreme dhe nuk ka përdorur as armë e as dhunë ndaj protestuesve,” tha Burgaj.

The post Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pyetet në SPAK për 21 Janarin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *