Bisedat me Ramën në mesazhet e Monikës/ Berisha: I fsheh Altin Dumani!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në dosjen e SPAK që çoi në arrestimin e Ilir Metës dhe procedimin e Monika Kryemadhit sillen si prova kundër tyre disa mesazhe që u gjetën në një Iphone të vjetër të saj me biznesmenin shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku. Ky i kërkonte ndihmë për t’u futur në tregun e fibrave optike, që ende sot janë monopol. Kryemadhi angazhohet ta ndihmojë për të nxjerrë një vendim qeverie që e hap tregun, ndërsa biznesmeni e furnizon atë me karta krediti American Express, me të cilat ajo kryen disa blerje jashtë Shqipërisë.

Por Sali Berisha ka nxjerrë një paragraf nga dosja, ku përfshihet edhe Edi Rama. Kështu nga mesazhet që Monika Kryemadhi i dërgon biznesmenit kuptohet se Edi Rama ka dijeni për atë që po ndodh, madje ka dhënë miratimin për futjen në treg të UNIFI, kompanisë së Shatkut.

Vetëm se këto mesazhe, kur Monika Kryemadhi tregon qëndrimin e Ramës nuk janë pjesë e dosjes.

Në vend se të zbardhen siç janë shkruar me pikë dhe presje mesazhet e tjera, kur flitet për Edi Ramën, prokurori i SPAK bën një përmbledhje në ligjëratë të zhdrejtë në vetëm një paragraf.

Për më tepër, edhe pse SPAK i ka këto mesazhe, Edi Rama ka dalë i larë nga hetimet dhe jo vetëm që nuk është proceduar, por as është marrë në pyetje.

Ky dallim që bën SPAK (Monika Kryemadhin e procedon, Ilir Metën e fut në burg, ndërsa Ramën as nuk e merr në pyejte), për Berishën është provë se Altin Dumani është më i lig edhe se vetë Nuredin Dumani.

Sepse Nuredini, vrasësi me pagesë, të paktën i rrëfeu krimet e tij, thotë Berisha, kurse Altini prokurori i fsheh faktet që implikojnë kryeministrin në dosje.

“Krahasoni dy Dumanët,- shkruan Berisha,- Midis atij që bën dhe atij që fsheh, më i ligu është ai që fsheh!”

“Dokumenti i mëposhtëm tregon kominikimin midis Monika Kryemadhit dhe Shatkut të cilit ajo i shkruan se kishte takuar Ramën dhe se ai i kishte thënë ta bënin urgjentisht, nuk dihet se çfarë por që Shatku i thotë Monikes se ky është lajmi më i mirë i vitit” shprehet Berisha.

“Për çdo njeri që ka një nanagram integritet në rast se bëhet fjalë për një akt korruptiv Shatku-Kryemadhi-Rama kreu është Rama! Miq, midis atij që bën dhe atij që fsheh, pra midis Nuros që rrëfen krimet dhe Altinin që fsheh krime padyshim më me kakarkter është i pari se sa i dyti, pra Nuredini se sa Altini” e mbyll Berisha mesazhin në rrjetet sociale.

The post Bisedat me Ramën në mesazhet e Monikës/ Berisha: I fsheh Altin Dumani! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *