Lezhë/ Motori përplas të moshuarën, 75-vjeçarja ndërron jetë në spital

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë është regjistrua mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç. Mësohet se një motor ka përplasur një 75-vjeçare pranë kryqëzimit Ishull Lezhë.

Fatkeqësisht e moshuara nuk ka mundur ti përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i motoçikletës me inicialet I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

The post Lezhë/ Motori përplas të moshuarën, 75-vjeçarja ndërron jetë në spital appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *