“Do të siguroj vizën angleze”/ I mori me mashtrim 3 mijë euro 25-vjeçares, arrestohet i riu në Durrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit u kap në Tiranë. Ai dyshohet se kishte mashtruar një 25-vjeçare duke i marrë 3 mijë euro, ndërsa i kishte premtuar se do t’i siguronte një vizë angleze.

Njoftimi i policisë

I mori 3000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen shuma 3000 euro, një automjet dhe një celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2024, ka kallëzuar një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.

The post “Do të siguroj vizën angleze”/ I mori me mashtrim 3 mijë euro 25-vjeçares, arrestohet i riu në Durrës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *