Shfrytëzonte të miturin për të lypur, nën hetim 25-vjeçarja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 25-vjeçare është në hetim pasi shfrytëzonte fëmijën e saj të mitur për të lypur.

 

Nëna e fëmijës është në hetim për veprën penale ‘Keqtrajtimi i të miturve’.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen M. D., 25- vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Kjo shtetase është konstatuar në Rrugën e Elbasanit, së bashku me fëmijën e saj të mitur 1- vjeç e gjysmë, të cilin e kishte nxjerrë për të lypur.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.’, njofton policia.

The post Shfrytëzonte të miturin për të lypur, nën hetim 25-vjeçarja appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *