Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë së Tiranës janë zëvendësuar me emra të rinj, sipas disa raportimeve mediatike ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj.
Raportohet se vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.
Largimi i krerëve të institucioneve është një taktikë e përdorur shpesh nga socialistët para se ata të ‘paketohen’ për SPAK. Rasti i fundit ishte i Jurgen Cyrbjes, i cili pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme, dorëzoi mandatin një ditë më pas dhe më vonë u arrestua.
Një tjetër hipotezë e përfolur në media për ndryshimet është ajo e përgatitjes së terrenit për zgjedhjet e reja parlamentare që po afrojnë. Referuar kësaj pandehme, ndryshimet vijojnë në mënyrë që Veliaj të ketë një kontroll më të madh mbi administratën, me qëllim përdorjen e tyre për maksimizimin e votës në parlamentaret e vitit të ardhshëm.
The post Po i bën gati për SPAK? Veliaj ndryshon një duzinë me drejtorë në Bashki appeared first on GIJOTINA.
