Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Teksa përpara bashkisë së Tiranës po mbahej protesta e radhës e opozitës dhe shoqërisë civile, situata brenda godinës që drejtohet nga Erion Veliaj këtë të premte nuk ka qenë aspak e qetë. Dhe shkak nuk ka qenë protesta, që kohët e fundit nuk ka qenë e dhunshme, por një vendim i vetë Veliajt për të larguar pothuajse të gjithë drejtorët e institucioneve që ka në varësi.
Lapsi.al mësoi se vala e shkarkimeve ka prekur një sërë emrash që kanë mbajtur detyra të rëndësishme në bashki. Janë ende të paqarta arsyet e këtij vendimi. Drejtorët e bashkisë së Tiranës janë përfolur shpesh për abuzime me paratë publike.
Më skandalozja ka qenë ajo që njihet se “Skema 5D” që kishte në qendër një kompani të ngritur nga disa drejtorë të këtij institucioni që merrnin për vetë tenderat e bashkisë. Në burg janë për këtë aferë ish-drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe ndërsa 6 zyrtarë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. ©LAPSI.al
The post “Tërmet” në bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon thuajse të gjithë drejtorët appeared first on Lapsi.al.
