SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit për Bllakon dhe Kokën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e mjedisit Lefter Koka.

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

Ish ministri është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.

The post SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit për Bllakon dhe Kokën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *