Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka anuluar takimin e paralajmëruar me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, në Beograd.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer. Zëdhënësi tha se arsyeja e anulimit ishte një takim që Vuçeviç mbajti me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.
Më herët të premten, shefja e KE-së u takua me presidentin e Serbisë, me të cilin bisedoi për rrugën e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Von der Leyen ndodhet në Serbi si pjesë e turneut të saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Turneu nisi në Shqipëri dhe do të vijojë edhe në shtetet tjera.
The post Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb appeared first on Lapsi.al.
