MotoGP, Bagnaia merr pole-position në Tajlandë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kampioni i MotoGP Francesco Bagnaia mori pole-position në provat kualifikuse të Çmimit të Madh të Tajlandës. Piloti i Dukatit theu dy herë rekordin e xhirove në një pistë të lagësht dhe me temperatura të larta.

Në fillim, ai realizoi rekordin një minutë e 29.076 sekonda në sesionin e dytë kualifikues, ndërsa në xhiron e gjashtë koha e tij ishte 1.28.700 duke u bërë piloti i parë që realizon një kohë nën 89 sekonda.

“Jam shumë optimist për momentin! Mendoj se kemi bërë një punë shumë të mirë me motorin dhe ky ishte një hap i vogël përpara. Kisha besim se do të dilja në krye! Arritëm që të bënim një kohë mjaft të mirë!”

Tre vendet e para u morën nga tre pilotë që drejtojnë motorë Dukati, Enea Bastianini dhe kryesuesi i renditjes së përgjithshme të pilotëve, Jorge Martin i Pramac Racing. Bagnaia gjendet 20 pikë pas Jorge Martin në renditje dhe ka shansin që ta shkurtojë këtë diferencë.

Mark Markez me Gresini Racing, i cili fitoi edhe Çmimin e Madh të Australisë, realizoi kohën e pestë më të shpejtë në këto prova. Kjo ishte një tjetër paraqitje zhgënjyese për 6 herë kampionin e botës.

The post MotoGP, Bagnaia merr pole-position në Tajlandë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *