Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 34-vjeçar u arrestua sot pasi tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës. Punonjëset e marketit janë përpjekur të pengojnë të riun të merrte lekët ndërsa kanë njoftuar dhe policinë për ndihmë.
34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për t’u larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit, informoi sot policia e Durrësit.
Me të marrë njoftimin policia shkoi në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorin, O.Z. 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit.
The post Tentoi të vjedhë xhiron e marketit, vihet në pranga 34-vjeçari në Durrës appeared first on Lapsi.al.
