(VIDEO) Skënderbeu me fat në Elbasan merr Karton të kuq dhe barazim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Elbasani dhe Skënderbeu kanë ndarë pikët në superndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.

Dueli u zhbllokua në të 29-ën nga Rashica me një supergol nga jashtë zonës. Para fundit të pjesës së parë korçarët ngelën me 10 lojtarë për shkak se kapiteni Prençi u larguar me karton të kuq. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Ze Gomesh shënoi golin e barazimit. Kështu skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Në pjesën e dytë padyshim heroi i Skënderbeut ishte portiere Alia i cili bëri shumë pritje vendimtare duke mos lejuar asnjë gol. Kështu bardhekuqtë marrin një pikë shumë të rëndësishme ndaj verdhebluve.

ELBASANI 1-1 SKËNDERBEU

45’+3′ Ze Gomesh/ 29′ Rashica

45’+3′ GOOOL ELBASANI 1-1/ Ze Gomesh merr topin në zonë dhe gjuan me kokë duke rikthyer baraspeshën

(VIDEO)

29’ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/ I zakonshmi Rashica lëshon predhën me të djathtën duke mposhtur portierin Abalora dhe zhbllokuar shifrat.

(VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Abalora, Zaimi, Lulaj, Telushi, Hakaj, Lila, Dros, Qose, De Melo, Tsague, Ze Gomesh
Trajner: Roberto Bordin

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Dumfur, Zenullari, Janaqi, Doka, Merlim, Rashica, Balaj, Bismark.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

gijotina.com/

The post (VIDEO) Skënderbeu me fat në Elbasan merr Karton të kuq dhe barazim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *