Barazim drithërues në Inter-Juventus, 8 gola dhe një ndeshje magjike në “San Siro”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Interi dhe Juventusi dhuruan një shfaqje të jashtëzakonshme në derbin e Italisë të zhvilluar në “San Siro” për javën e nëntë të Serisë A, të mbyllur në barazim 4-4. Përmbysje dhe ripërmbysje e rezultatit nga të dyja skuadrat e në fund një dygolësh i Kenan Zildiz i heq fitoren skuadrës zikaltër.

Interi dhe Juventusi ruajnë pozicionet në renditje përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë, por Napoli tashmë është i shkëputur në krye të Serisë A me katër pikë më shumë se zikaltrit.

Zhbllokohet shpejt derbi i Italisë, që po luhet në “San Siro”. Në minutën e 14-të, Danilo shkakton një 11-metërsh (ndërhyn keq ndaj Thuram), që e shndërron në gol Sielinski. Nis festa mes tifozëve ziklatër, s’mund të nistë më mirë se kështu ky derbi i Italisë.

Mirëpo epërsia e Interit zgjat pak, pais Vlahovic shënon golin e barazimit në minutën e 15-të.

 

Inter – Juventus 1-1

 

Çfarë karakteri nga Juventusi! Francisco Canceicao vallëzon mes mbrojtjes zikaltër brenda zonës dhe pason drejt qendrës, ku Ueah nuk fal, 1-2.

 

Inter – Juventus 1-2

 

Nuk kanë fund emocionet në derbin e Italisë: në minutën e 35-të shënon Mkhitaryan, pas një topi të marrë nga Thuram, 2-2.

 

Inter – Juventus 2-2

 

Tjetër gabim në mbrojtjen bardhezi: Kalulu shkakton 11-metërsh ndaj Dumfries, nga pika e bardhë tregohet sërish i saktë Zielinski, 3-2.

 

Inter – Juventus 3-2

 

Nuk di të ndalet Interi: Në minutën e 53-të Denzel Dumfries realizon golin e katër të zikaltërve e një goditje diagonale brenda zonës, 4-2.

 

Inter – Juventus 4-2

 

Rihapet derbi: në minutën e 71-të, Yildiz, i cili kishte vetëm 10 minuta në fushë, realizon golin e tretë për Juventusin, 4-3.

 

Inter – Juventus 4-3

 

Thjesht fenomenal Kenan Yildiz: në minutën e 82-të, pasi merr një top brenda zonës godet topazi me të majtën, me topin që “përshëndet” rrjetën, 4-4.

 

Inter – Juventus 4-4

The post Barazim drithërues në Inter-Juventus, 8 gola dhe një ndeshje magjike në “San Siro” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *