E bija feston 10 vjetorin, Ledina Çelo ndan fotot e veçanta

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sot vajza e këngëtares së njohur, Ledina Çelo, Periana feston 10 vjetorin e lindjes. Këngëtarja e ka surprizuar vogëlushen e saj në mënyrën më të bukur të mundshme në këtë ditë speciale.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, disa video ku shihet se e ka zbukuruar shtëpinë me tollumbace rozë, për t’i dhuruar asaj atmosferën e ditëlindjes.

Përveç kësaj vajza është surprizuar me dhurata nga të afërmit dhe prindërit. Ajo ka treguar edhe më herët talentin për balet, dhe këngëtarja nuk ngurron ta tregojë këtë me krenari.

Prej kohësh Ledina është larguar nga Tirana drejt Gjermanisë, ku jeton e lumtur me bashkëshortin, Naim Kabashin dhe dy fëmijët e tyre: Erlisin dhe Perianën. S.B

https://www.instagram.com/p/DBoRDxTiprb/?igsh=dXZtNmZ6cjkyMm43

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *