Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Hyjnë në fuqi rekomandimet e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Tunave të Atlantikut (ICCAT) për ndryshime në planin e menaxhimit, që kanë të bëjnë me kultivimin e peshkut ton që pasi kapet në detin Mesdhe dhe Atlantikun Lindor, kultivohet në ferma.
Rekomandimet e ICCAT, të cilat kanë hyrë në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare të urdhrit të ministres së Bujqësisë dhe zhvillimit Rural Anila Denaj parashikojnë se çdo fermë që kultivon peshkun ton do të krijojë një plan vjetor të ri të menaxhimit të kultivimit.
Sipas ndryshimeve, ky plan duhet të tregojë se kapaciteti i përgjithshëm i inputeve dhe kapaciteti i përgjithshëm kultivues është në përpjesëtim me shumën e vlerësuar të tonit të disponueshëm për kultivim, duke përfshirë përfshirë hyrjen vjetore të regjistruar nga vitet 2005 deri në 2008.
Ndryshimet për masat e menaxhimit rekomandojnë se çdo fermë duhet të krijojë një maksimum hyrjesh vjetore për tonin e kuq të egër të kapur dhe të futur në fermat e tij në nivel të të dhënave të regjistruara në ICCAT nga ferma e tij në vitet 2005, 2006, 2007 apo 2008.
“Nëse një CPC ka nevojë të rrisë kultivimin për tonin e peshkuar, kjo rritje duhet të jetë në përpjesëtim me kuotën e peshkimit të alokuar për atë CPC, duke përfshirë edhe importet e tonit”, citohet në dokument.
Po ashtu, planet e rishikuara të menaxhimit të kultivimit, nëse është e nevojshme, duhet t’i dërgohen sekretariatit të ICCAT më 1 Qershor të çdo viti.
“Komisioni do të sigurojë që kapaciteti total kultivues në Atlantikun Lindor dhe në detin Mesdhe është në përpjesëtim me sasinë totale të tonit të disponueshëm për kultivim në zonë”, thuhet ndër të tjera.
Shqipëria është anëtare e ICCAT që prej vitit 2007, ku fillimisht iu lejua kuota e zënies së peshkut ton në sasinë e 60 Ton. Kuota e reduktuar në 2013, ku sipas bizneseve të akuakulturës arriti në nivelin e 26 Ton nuk mundësonte ngritjen e fermës së kultivimit të peshkut. Sot kuota e zënies së peshkut ton është 272 Ton/vit. Ndërsa kuota e lejuar e shitjes, pas trajtimit në zënie për të arritur nivelin e kërkuar të yndyrës është 400 deri 500 Ton/vit.
Sakaq Shqipëria ka të drejtë të rrisë kuotën duke blerë nga të gjitha vendet e Mesdheut dhe të punojnë joint venture me vendet e treta, jo me vendet europiane.
Niveli i kuotës së lejuar për zënien e peshkut ton u krijoi mundësinë për nga leverdishmëria bizneseve të akuakulturës të ngrenë ferme për kultivimin e peshkut, pasi zënies së peshkut në ujërat e Detit Mesdhe. Pasi një fermë nuk mund të menaxhohet dhe nuk është e leverdishme, nëse limiti minimal i zënies së peshkut nuk arrin deri në 250 Ton në vit.
Prej disa vitesh edhe në Shqipëri është ngritur ferma e parë e ngritur për kultivimin e peshkut ton. Në Sarandë ferma është ngritur nga kompania e import -eksportit Rozafa shpk.
Drejtuesi i kompanisë z. Gjergj Luca më herët tha për Monitor se përdorimi i rrugëve të reja të transportit, siç është transporti kargo me ajër, po i japin mundësinë kompanisë Rozafa që shumë shpejt të tregtojë peshkun ton të freskët edhe në tregun e Kanadasë dhe Kinës, përveç prezencës në tregun amerikan dhe japonez.
Periudha për zënien e peshkut ton në ujërat e detit Mesdhe, përfshirë brigjet e Maltës dhe Afrikës Veriore, bregdeti i Tunizisë, Algjerisë dhe Libisë, janë nga data 25 Maj deri në 26 Qershor.
Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Tunave të Atlantikut (ICCAT), rekomandon që: Ndryshimet e mëposhtme i bëhen rec. 22-08: Paragrafët 21 dhe 22 do të hiqen. Paragrafët 20, 23 dhe 24 do të lexohen si më poshtë..
“Pjesa II: Masat e menaxhimit Kapaciteti bujqësor
- Çdo CPC që kultivon do të krijojë një plan vjetor të menaxhimit të kultivimit. Ky plan duhet të tregojë se kapaciteti i përgjithshëm i inputeve dhe kapaciteti i përgjithshëm kultivues është në përpjesëtim me shumën e vlerësuar të tonit të disponueshëm për kultivim, duke përfshirë informacionin e përmendur në paragrafin
- Planet e rishikuara të menaxhimit të kultivimit, nëse është e nevojshme, duhet t’i dërgohen sekretariatit më 1 qershor të çdo viti. Komisioni do të sigurojë që kapaciteti total kultivues në Atlantikun Lindor dhe në detin Mesdhe është në përpjesëtim me sasinë totale të tonit të disponueshëm për kultivim në zonë.
- Çdo CPC duhet të krijojë një maksimum hyrjesh vjetore për tonin e kuq të egër të kapur dhe të futur në fermat e tij në nivel të të dhënave të regjistruara në ICCAT nga ferma e tij në vitet 2005, 2006, 2007 apo 2008. Nëse një CPC ka nevojë të rrisë kultivimin për tonin e peshkuar, kjo rritje duhet të jetë në përpjesëtim me kuotën e peshkimit të alokuar për atë CPC, duke përfshirë edhe importet e tonit.
- Sekretariati i ICCAT-it do të përpilojë statistika mbi sasinë vjetore të tonit në kosha (inputin e peshkut të egër të kapur), vjeljen dhe eksportin, sipas fermës së CPC-së, duke përdorur të dhënat në sistemin e BCD-së. Grupi i punës për skemën e dokumenteve të zënies së qëndrueshme (CDS WG) do të marrë në konsideratë zhvillimin e një funksionaliteti të tillë të nxjerrjes së të dhënave dhe derisa një funksion i tillë të bëhet i disponueshëm, çdo CPC me ferma duhet t’i raportojë këto statistika sekretariatit të ICCAT-it. Këto statistika do të vihen në dispozicion në faqen e internetit të ICCAT-it, duke iu nënshtruar kërkesave të konfidencialitetit.
Paragrafi 120 (a) do të lexohet si më poshtë:
“120. Çdo CPC që kryen operacione dhurimi do të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kopjet identike të regjistrimeve përkatëse video të dërgohen pa vonesë nga operatori dhurues: a) Për operacionin e parë të transferimit dhe transferimin vullnetar eventual, tek vëzhguesi rajonal i ICCAT-it dhe tek anija tërheqëse marrëse dhe, në fund të udhëtimit të peshkimit, tek autoriteti kompetent i CPC-së të operatorit dhurues.
Një paragraf i ri (paragrafi 12) i shtohet shtojcës 10. “12. Dispozitat e kësaj shtojce nuk zbatohen për lëshimin e tonit nga kurthet si pasojë e ngritjes së veglës së peshkimit në fund të aktivitetit.” Në shtojcën 11, një kolonë e re “Destinacioni i peshqve të ngordhur (të hedhur ose të zbarkuar)” do të shtohet midis kolonave “N° i BTF i ngordhur” dhe “Nënshkrimi i kapitenit” në formatin e shtojcës 11 (raportimi i peshqve që ngordhin gjatë transferimeve të mëtejshme dhe operacioneve të rimorkimit).
Paragrafi i parë në shtojcën 14 do të lexohet si më poshtë: “Përpara vendosjes së tyre në një anije me koshilok, një kurth ose një anije tërheqëse, ofruesi përgjegjës për ROP-në duhet të sigurojnë një minimum prej 25 vulash ICCAT për çdo vëzhgues rajonal dhe kombëtar të ICCAT-it nën përgjegjësinë e tyre dhe të mbajnë një regjistër të vulave të ofruara dhe të përdorura”./ D.Azo
The post Kultivimi i peshkut ton në ferma, hyjnë në fuqi rekomandimet për ndryshimet në planin e menaxhimit appeared first on Revista Monitor.
