Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, hapen 4 qendra votimi në Shqipëri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sot në Bullgari mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku edhe në vendin tonë janë hapur disa pika votimi në qytetet Kukës, Tiranë, Korçë dhe Elbasan. Në këto zgjedhje po marrin pjesë qytetarët bullgarë, të cilët Shqipëria i njëh si pjesë e minoritetit në bazë të ligjit që është miratuar në vitin 2017.

Sipas të dhënave të Censit 2023, në vendin tonë jetojnë 7057 persona të cilët janë të pajisur me pasaporta dhe letërnjoftime bullgare. Deri më tani, procesi i votimit po kryhet normalisht dhe pa probleme.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 20:00. Qytetarët bullgarë po votojnë për herë të 7-të brenda 4 viteve në zgjedhjet e parakohshme.

The post Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, hapen 4 qendra votimi në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *