“Do iu vras”, 60-vjeçari në Kukës kanos me armë zjarri gruan dhe fëmijët (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje në fshatin Arrën në Kukës.

Në pranga u vu 60-vjeçari Rufat Sefa , i cili ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S. dhe në vendin afër banesës, ku ai u kap në flagrancë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se një shtetas ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 60 vjeç, banues në fshatin Arrën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S. dhe në vendin afër banesës, ku ai u kap në flagrancë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post “Do iu vras”, 60-vjeçari në Kukës kanos me armë zjarri gruan dhe fëmijët (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *