Ernest Muçi shënon gol në trekëndëshin e portës së Galatasarayt (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ernest Muçi u kthye në protagonist në derbin e Stambollit midis Galatasarayt dhe Besiktas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili u hodh në fushë në minutën e 68’, realizoi një supergol në portën e Muslerës.

Në minutën e 94’, pas një topi të gjatë dhe një kontrolli të mirë, Muçi goditi fluturimthi me të majtën dhe e dërgoi sferën në trekëndëshin e portës, e pamundur për portierin veteran që ta arrinte.

KLIKO KËTU PËR GOLIN

Gjithsesi, ky gol i vleu sa për statistikë Besiktasit, që në fund u mposht me rezultatin 2-1.

Ky është goli i dytë i Muçit për këtë sezon me “shqiponjat”, teksa numëron dhe dy asiste në të gjitha kompeticionet.

gijotina.com/

The post Ernest Muçi shënon gol në trekëndëshin e portës së Galatasarayt (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *