Mesazhi i kriptuar i Berishës për Ilir Metën e kyçur në qeli

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Me një situatë katastrofike opozitare ku Ilir Meta është i kyçur në qeli ndërsa Sali Berisha në shtëpi dhe zgjedhjet janë vetëm 6 muaj larg, ky i fundit shfrytëzoi një pyetje të gazetarëve për ti çuar Ilir Metës një mesazh të kriptuar në qelinë e burgut. 

“Do e ndihmoni Metën duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët në zgjedhje?”, u pyet Berisha në një konferencë për mediat.

Berisha e la të hapur mundësinë e përfshirjes së kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e Partisë Demokratike, por nuk dha një “po” definitive, apo edhe simbolike qoftë.

“Çështja e koalicionit është e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Meta është i burgosur politik”, theksoi Berisha. 

Në pamje të parë, kjo përgjigje ngjan me stilin e politikanit që përgjigjet duke mos thënë asgjë. 

Por në kontekstin politik të momentit, me një kryetar partie i cili në arrest shtëpie ngjan i lirë krahasuar me tjetrin, kjo përgjigje e Berishës nuk është pa përgjigje. 

Dhe Ilir Meta e di këtë. Kjo deklaratë e Berishës për të është si një sfidë që kujton se negociatat për listat sapo kanë filluar sepse status kuo-ja ndryshoi. Marrëveshja e dyshuar si e arritur më parë për një listë të përbashkët PD-PL ka rënë. 

Pas mesazhit, Berisha rinisi refrenin e javës së fundit. 

“Brutaliteti dhe prita ndaj Metës do të mbetet akti më kriminal në historinë e këtij vendi”. 

©LAPSI.AL 

The post Mesazhi i kriptuar i Berishës për Ilir Metën e kyçur në qeli appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *