Peleshi porosi deputetëve: Siguroni pjesëmarrje në takimet e Ramës me diasporën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot një mbledhje, ku diskutimet janë fokusuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Kreu i grupit, Niko Peleshi, ka kërkuar angazhim të plotë nga deputetët, duke u kërkuar atyre pjesëmarrje aktive në çdo komision dhe seancë plenare.

Peleshi ka theksuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të deputetëve me pensionistët, duke e cilësuar këtë si një prioritet të PS-së. Deputetëve u është kërkuar të mbështesin dhe të marrin pjesë në takimet e ardhshme të kryeministrit Edi Rama me diasporën, që do të zhvillohen më 3 nëntor në Selanik dhe më 24 nëntor në Londër.

Ndërkohë, deputetëve u është dhënë edhe udhëzimi për të intensifikuar takimet me qytetarët në zonat që përfaqësojnë, veçanërisht me pensionistët, për t’iu shpjeguar ndryshimet në skemën e re të pensioneve që do të aplikohet me buxhetin e ri.

Ndërkohë, diskutimet për buxhetin 2025 pritet të nisin më 4 nëntor, ndërsa më 18 nëntor projekt-buxheti do të shqyrtohet në konferencën e kryetarëve, dhe votimi përfundimtar në Parlament është planifikuar më 2 dhjetor.

 

The post Peleshi porosi deputetëve: Siguroni pjesëmarrje në takimet e Ramës me diasporën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *