Përvetësonin lekët e gjobave, AMP arreston policin e shpallur në kërkim (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga punonjësin e policisë në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Bekim Sulaj u shpall në kërkim një muaj më parë, pasi përvetësonte para të paligjshme nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.

Njoftimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit B.S., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Punonjësi B.S., ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

The post Përvetësonin lekët e gjobave, AMP arreston policin e shpallur në kërkim (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *