Hamza: Pas vendimit të Hagës, PDK-ja kthehet në Kuvend nëse ka nevojë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar pas takimit të partisë së tij se do të takojë shumë shpejt krerët e partive të tjera politike në vend për të diskutuar veprimet e radhës pas dënimit të ish-krerëvë të UÇK-së në Hagë.

Hamza gjithashtu tha se PDK-ja për këtë temë mund të kthehet në Kuvend, edhe pse e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese konstitutimitn.

“Do të takohem me të gjithë liderët e subjekteve politike sepse kjo nuk është më çështje që i takon një subjekti politik. Ata nuk janë shkuar atje si anëtarë të ndonjë subjekti politik por si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Besoj në bashkëpunimin me subjektet e tjera politike, në krijimin e një konsensusi të nevojshëm dhe ne si PDK do të dalim me veprime konkrete duke i përfshirë edhe ato ligjore edhe demokratike”, ka thënë Hamza.

The post Hamza: Pas vendimit të Hagës, PDK-ja kthehet në Kuvend nëse ka nevojë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: