Nesër, protestë gjithëpopullore në Prishtinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Do të vazhdojnë protestat dhe kundërshtimet në Kosovës pas vendimit për dënimin e 4 ish-krerëve të UCK-së. Shoqatata e dala nga lufta, kanë bërë me dije se të premten, në orën 12:00 do të organizojnë një protestë të madhe në Prishtinë, dhe e kanë ftuar popullin e Kosovës që të bashkohet.

“Dje dhe sot u ul lufta jonë për çlirim dhe u provua të bëhet një balancë mes asaj që ka ndodhur në luftën tonë në vitet ’98-’99. UÇK-ja nuk është kurrë ndërmarrje kriminale, kjo ishte rezistenca në kuptimin tonë përballë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje. Asnjë vendim nuk mund ta njollosë luftën tonë çlirimtare apo të barazojë ata që luftuan për liri. Që nga fillimi e kemi quajtur këtë gjykatë politike dhe procesin të pa-drejtë, gjë që sipas nesh u dëshmua edhe dje”, ka thënë Gazmend Syla, nga OVL – UÇK.

The post Nesër, protestë gjithëpopullore në Prishtinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: