Tiranë, burri përndjek ish-gruan dhe i godet me grushte të dashurin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe ka dhunuar të dashurin e saj. Në pranga është vënë A. M., 54 vjeç, banues në kryeqytet.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A.M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij dhe ka goditur me grusht të dashurin e saj” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

The post Tiranë, burri përndjek ish-gruan dhe i godet me grushte të dashurin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *