U përplas për vdekje në autostradë, kush është avokati i njohur që ndërroi jetë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Avokati i njohur Mariglen Koçiu është personi i cili humbi jetën më 26 tetor në autostradën Lushnjë-Tiranë, në një aksident tragjik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur Koçiu, duke kaluar në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, u godit nga një automjet i drejtuar nga shtetasi Lulzim Balilaj.

Përplasja rezultoi fatale dhe Koçiu ndërroi jetë në vendngjarje.

Kolegët dhe miqtë e avokatit kanë shprehur dhimbjen e thellë në rrjete sociale, ku kanë ndarë mesazhe ngushëllimi për humbjen e parakohshme nga jeta të avokatit.

The post U përplas për vdekje në autostradë, kush është avokati i njohur që ndërroi jetë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *