Adi Krasta jep dorëheqjen si zv.drejtor i RTK-së

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gazetari Adi Krasta ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e tij si zv.drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

“Në këtë mbledhje, gjithashtu, kryetarja njoftoi anëtarët e Bordit se ka pranuar zyrtarisht letrën e dorëheqjes së pakthyeshme të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, Adi Krasta”, – thuhet në komunikatën e Bordit.

“Në veçanti, Bordi e vlerëson përkushtimin e z. Krasta në organizimin dhe zhvillimin e Festivalit të Këngës në RTK. Bordi i uron z. Krasta suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe angazhimet e tjera”, – thuhet në komunikatë.

Adi Krasta u zgjodh zv/drejtor i RTK-së më 14 janar 2023. Përveç kësaj detyre, ai ishte edhe drejtor i edicionit të parë dhe të dytë të Festivalit të Këngës në RTK.

LEXO EDHE: Kush po e kërkon kokën e Adi Krastës në Prishtinë

Krasta u vu në qendër të kritikave pas publikimit të një fotoje me koordinatoren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali si dhe për lejimin e publikimit të një lajmi të marrë nga një media boshnjake sipas të cilit portalet e Kosovës, kritike me kryeministrin Albin Kurti, “Nacionale” dhe “Periskopi” financoheshin nga Serbia.

Publikimi i këtij lajmi shkaktoi një sërë dorëheqjesh në RTK. ©LAPSI.al

The post Adi Krasta jep dorëheqjen si zv.drejtor i RTK-së appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *