Aksidenti në Lezhë, humb jetën te Trauma i riu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 30-vjeçari, i cili u përfshi mesditën e djeshme në një aksident tragjik në fshatin Dajç të Lezhës.

Viktima është shtetasi Francesk Mazogaj. Ai ka qenë duke drejtuar një motor në momentin kur është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin Gaspër Daija.

I riu mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia vendore ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit bujqësor, duke ia nënshtruar hetimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

The post Aksidenti në Lezhë, humb jetën te Trauma i riu appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *